Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike

 

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike
Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike dhe cila eshte procedura e aplikimit.Mundësi për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët Shqiptarë pavarsisht vëndit ku jetojnë.

Për shqiptarët që kanë nënshtetësi dhe pasaportë greke nuk është e nevojshme të aplikoj për vizë, por aplikon për programin ESTA

Por çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike? Fillimisht lexoni se cila është proçedura për të aplikuar.

Cila është proçedura për të aplikuar 

  • Hapi i parë është të plotësoni formularin jo emigrues të Ministrisë së Jashtme Amerikane. Formulari plotësohet në mënyrë elekrtonike nga interneti. Ketu ndër të tjerat do deklaroni se sa ditë do vizitoni Ameriken, ku do qëndroni, personi qe do qëndroni etj
  • Hapi i dytë është të paguash kuotën e cila është 160 dollarë amerikanë. Kuota mund të paguhet ose në mënyrë elekrtonike nga interneti ose në një llogari të caktuar bankare.
  • Hapi i tretë është mbyllja e datës së intervistës në Ambasadën Amerikane (Për qytetarët që jetojnë në Greqi, në Ambasadën Amerikane në Athinë). Data e intervistës caktohet ju dërgohet me email nga ambasada amerikane, dhe zakonisht do 2-3 muaj nga data e plotësimit të formularit
  • Hapi i katërt është paraqitja në intervistë në Ambasadën Amerikane.

Përmes zyrës sonë keni mundësi të bëni aplikime për Vize per ne Amerike .

Marrim përsipër:

  • të plotësojmë të gjitha formularet elekronike
  • të bëjmë të gjitha pagesat e vizave
  • të ju mbyllim takimin në ambasadë
  • të kontrollojmë dokumentat që nevojiten etj.
  • të ju përgatisim për intervistë
  • të ndjekim proçedurën e marrjes së vizës mbas intervistës

Mbas intervistës

Sapo mbaron intervista atë moment ju deklarojnë nëse ju është aprovuar viza apo jo. Në rastin se ju është aprovuar viza, atëherë ju mbajnë pasaportën , e cila do ju vij mbrapa mbas 5-15 ditësh me kurier.  Viza është 1 deri në 10 vjeçare dhe keni të drejtën të qëndroni në Amerikë deri në 90 ditë vazdhimisht. Brënda vitit keni të drejtë të hyni dhe të dilni sa herë të dëshironi, por qëndrimi juaj mos të kaloj më shumë se 90 ditë në total.

Në rast se nuk ju aprovoohet viza ju jepet një letër me anë të cilës ju shpjegohen arsyet se pse nuk përfituat vizë. Në ras se nuk merrni vizë keni të drejtë të aplikoni sërisht kur të doni duke ndjekur sërisht hapat që shkruajtëm më lart

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Amerike

  1. Pasaportë e vlefshme
  2. Vërtetim të aplikimit elektronik
  3. Vertetim te mbylljes se dates të intervistës
  4. Vërtetimin e mbylljes të kurierit
  5. Fotografi me ngjyrë 5×5 cm për vizë
  6. Dokumentat që provojnë qëllimin e udhëtimit tuaj, lidhjet tuaja të mjaftueshme me vëndin nga ku niseni, si dhe provat financiare për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara. Këto mund të jenë
    • Vertetim të pronësisë të  shtepisë nese keni shtepi te BLERË në Greqi
    • Kontraten e punes si dhe nje vertetim pune nga punedhenesi
    • Vertetim te te ardhurave tuaja mujore ose vjetore.
    • Certifikate familjare qe vertetoni qe do leni në Greqi persona te familjes suaj
    • Vërtetim pronësie biznesi nëse keni biznes në emrin tuaj

Vini re. Per piken 6 duhet te sillni disa nga keto dokumenta, ose nje nga keto. E rendësishme është se duhet të vërtetoni që qëllimi juaj është për turizëm dhe se do ktheheni sërisht mbrapa.

Nuk merret më parasysh FARE garancia ose ndonje dokument që x apo y person do ju presi në Amerikë etj. Vetëm në rastin se deklaroni që personi në fjalë mbulon shpenzimet tuaja atëherë duhet të sjelli ai vërtetime të të ardhurave të tij.

Vertetim të pronësisë të  shtepisë merret parasysh vetëm për ato që e kanë të blerë shtëpinë, dhe jo ato me QERA.

KUJDES Përgjegjës për dhënjen e vizës është VETËM AMBASADA AMERIKANE. Përgjegjësinë për aprovimin e vizës suaj e ka Konsulli. Asnjeri nuk mundet tju premtoj se do ju siguroj vizë.

Disa këshilla nga eksperienca e zyrës sonë 10 vjeçare

  • Mundohuni të plotësoni saktë formularët elektronik. Mos genjeni dhe jepni të dhëna të sakta. Një pasaktësi mundet tju kushtoj mos aprovimin e vizës
  • Përgatituni mirë dhe saktë për intervistë. Paraqituni 30 minuta para dhe siguroni ti keni të gjithë dokumentat e duhura.
  • MOS genjeni gjatë marrjes në pyetje të intervistës. Thoni të vërtetën. Çdo gjë që deklaroni mundohuni ta keni të vërtetuar me dokumenta

Zyra jonë ka 10 vjet eksperiencë në aplikimet për viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju përgatisim dokumentat si dhe për në intervistë. Marrim përsipër të plotësimin e saktë të të gjithë formularëve.

Telefononi tek numri 6988696898 për më shumë informacione dhe për të mbyllur takim

Zyra jonë ndodhet brënda Agjensisë së udhëtimeve Top Lines në Adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki , Metaksourgjio Athinë (Pranë stacionit të metrosë Metaksourgjio)

Lexoni gjithashtu Llojet e tjera të vizave që marrim përsipër të aplikojmë