Llotaria Amerikane ofron tek 50,000 qytetarë nga e gjithë bota mundësi të emigrojnë dhe të jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është një program që bëhet për gjithë botën. Mundësi për të marrë pjesë kanë
- Qytetar shqiptar pavarsisht se ku jetojnë
- Qytetar Grek
- Shqiptar që kanë marrë nënshtetësinë Greke
Por duhet të theksohet se është shumë e rëndësishme personi që do aplikoj duhet të ketë medoemos pasaportë sistemi kërkon numër pasaporte.
Kujdes. Shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë greke, nëse duan të aplikojnë si grek, duhet te kenë nxjerr pasaportë. Nuk mund të aplikojnë vetëm me taftotita.
E njëjta gje vlen dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ditën e aplikimit duhet të kanë pasaportë të vlefshme.
VINI RE. Pasaporta është e nevojitshme vetëm për personin që do aplikoj. Pra në rast të një familjeje pasaportë duhet vetëm për krye aplikuesin, bashkshorti dhe fëmijët nuk është e nevojshme të kenë pasaportë.
Qytetarët me nënshtetësi të dyfisht mund të aplikojnë me vetëm njërën nga nënshtetësitë.