Dëshironi të jetoni në Amerikë? Aplikoni për Llotarinë Amerikane (DV2023)

Dëshironi të jetoni në Amerikë?
Aplikoni për Llotarinë Amerikane (DV2023).

Programi i Llotarisë Amerikane është program i qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe orfon tek 50,000 qytetar nga gjithë bota, përfshirë dhe qytetarët  Shqiptar dhe Grek mundësinë për të jetuar dhe punuar në Amerikë. Programi ofron Green Cart e cila të jep mundësinë të jetosh dhe të punosh në mënyrë të ligjëshme ne cilindo nga Shtetet e SHBA.

Aplikoni për LLotarinë Amerikane dhe fitoni një jetë më të mirë për ju dhe familjen tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra jonë ka experiencë të madhe dhe shumëvjetore në plotësimin e aplikimit të Llotarisë Amerikane. 
Kemi 170+ fitues nga zyra jonë.
Marrim përsipër tju bëjmë fotografinë dhe aplikimin saktë dhe sipas rregullave.

Zyra jonë ndodhet në adresën:
Psaron 4 Sheshi Karaiskaki, Metaksourgjio Athinë.
Brënda agjensisë së autobusëve TOP LINES

Telefon për informacione dhe rezervime 6988696898

Si do aplikojmë këtë vit?

Aplikimet do fillojnë më 6 Tetor 2021 ora 19.00 dhe do përfundojnë më 9 Nëntor 2021 ora 19.00 (ora lokale greke)

Zyrën tonë do e gjeni hapur për aplikime çdo ditë, përfshirë të shtunave dhe të dielave nga ora 9.00 deri në orën 21.00

Për shkak të COVID-19 dhe përkufizimeve që janë vënë nga shteti për grumbullimin e njerëzve nëpër zyra do ndërroj dhe mënyra e aplikimit. Do paraqiteni në zyrë ku do ju bëjmë fotografinë do ju marrim të dhënat dhe do bëjmë aplikimin. Nese nuk ka shume njerez do ju japin ate moment kodin tuaj personal. Nese ka shume njerez Kodin tuaj dhe vërtetimin do ja u nisim me email disa orë më vonë.

KUJDES . Vitin që kaloj, ditët e fundit,  sistemi për shkak të mbingarkesës doli jashtë funksioni dhe si pasoj qindra njerëz nuk arritën të aplikojnë. Prandaj mos e lini për ditët e fundit por ejani dhe aplikoni më heret.

Kush mund të aplikoj

Mundësi për të aplikuar për Llotarinë Amerikane kanë

  • Çdo person që është mbi 17 vjeç dhe të jetë në vit të fundit të shkollës së mesme
  • Nuk ka përkufizim moshe (pra edhe moshat mbi 65 vjeç mund të aplikojnë)
  • Të ketë ose pasaportë Shqiptare, ose Greke. Pra mund të marrin pjesë dhe qytetarët grek. VINI RE nuk mund te aplikoni vetem me taftotita. Nevojitet detyrimisht Pasaporte
  • Të ketë nivelin e duhur arsimor (lexo me poshte)

Cilat shkolla pranohen për të aplikuar

Për të aplikuar për Llotarinë Amerikane duhet të keni këtë nivel arsimor ose të keni mbaruar këto lloj nivele arsimore
  •  Shkollë të mesme e përgjithëshme.
    • Për ata që kanë mbaruar në Shqipëri Gjimnazi i Përgjithëshëm.
    • Për ata që kanë mbaruar në Greqi Gjeniko Likio
  • Shkollë teknike profesionale, (ato që permbajnë edhe mësime të përgjithshme).
    • Në Greqi vetëm EPAL (Epagjelmatiko Likio) Nuk kualifikohen ata që kanë mbaruar TEE, EPAS, OAED
    • Shkollat teknike shqiptare para 90tës siç janë Buqësorja apo Politeknikumi
  • Nxënës që momentin e aplikimit janë në vitin e fundit të shkollës së mesme ose teknike dhe që parashikohet ta mbarojnë shkollën e mesme në Maj të vitit 2021
  • Student që ndodhen në universitet, por nuk jan dipllomuar ende
  • Personat që kanë Diplomë universiteti
  • Personat që kanë Master
  • Personat që kanë Doktoraturë
Çfar duhet të keni kujdes
  • Aplikantët që kanë shkollë me korrespondencë nuk mund të aplikojnë sepse edhe nëse janë fitues do skualifikohen. 
  • IEK nuk merret fare parasysh po nuk pate mbaruar ose  Gjeniko Likio, ose Epal. 
  • Gjithashtu për sa i përket shkollës së natës, është vënë re nga experienca jonë që personat që kanë mbaruar ose Gjeniko Likio, ose EPAL nate në Greqi jane kualifikuar. Shkolla nate në Shqipëri nuk merren parasysh dhe skualifikohen.
  • Diplloma e shkollës nuk është e nevojshme të paraqitet ditën e aplikimit. Ajo do paraqitet vetëm nëse jeni fitues ditën e intervistës.

Çfar duhet të keni me vete ditën që do bëjmë aplikimin

  • Pasaportë të vlefshme, qoftë Shqiptare Qoftë Greke. Sistemi kërkon dhe numër pasaporte për aplikuesin kryesorë.
  • Fotografi digitale të përmasave të caktuara që do ja u bëjmë ne ne zyrë
  • Kush është i martuar dhe ka fëmijë nën 21 vjeç është i detyruar ti përfshij në aplikim bashkëshortin/en dhe fëmijët. Pra ditën e aplikimit duhen të paraqitet tek zyra jonë bashke me personin që aplikon, dhe bashkëshorti/ja dhe çdo fëmijë nën 21 vjeç me qëllim ti bëjmë fotografinë dhe të marrim të dhënat e tyre për ti futur në sistem.

Aplikimi Familjar

  • Kush është i martuar dhe ka fëmijë nën 21 vjeç është i detyruar ti përfshij në aplikim bashkëshortin/en dhe fëmijët. Pra ditën e aplikimit duhen të paraqitet tek zyra jonë bashke me personin që aplikon, dhe bashkëshorti/ja dhe çdo fëmijë nën 21 vjeç me qëllim ti bëjmë fotografinë dhe të marrim të dhënat e tyre për ti futur në sistem.
  • Kur bëhet aplikim familjar del në një kod por në atë kod përfshihen të gjithë personat. Kodi del në emrin e personit që përmbush kërkesën e arsimit (ka shkollën e mesme) Nëse që të dy bashkëshortët kanë shkoll të mesme, atëher bëhet një aplikim në emrin e burrit, ku përfshihet gruaja dhe fëmijët, si dhe një aplkim në emrin e gruas ku përfshihen burri dhe fëmijët.
  • Në rastin se dikush është i divorcuar dhe ka fëmijë deri në moshën 21 vjeç, është i detyruar të përfshij në aplikim edhe fëmijët, pavarsisht ka apo nuk ka kujdestarinë e fëmijëve.
  • Nese dikush nuk përfshin bashkshortin/en dhe fëmijët nën moshën 21 vjeç dhe fiton llotarinë, skualifikohet në intervistë.

Fotografia digitale 

  • Fotografia duhet të jetë me përmasa të caktuara dhe të jetë digitale , pra të bëhet nga aparat fotgrafik i lidhur me komjuter, ose të jetë e ruajtur në disk, ose usb. Jo me letër, jo e skanuar nga letër.
  • Fotografia duhet të jetë bërë ditën e aplikimit, ose shumë afër ditës që do bëhet aplikimi. Nuk lejohen foto të vitit të kaluar
  • Foto duhet të jetë e qartë, e pastër, personale, dhe me sfond të bardhë. Fotografia bëhet për çdo person invidualisht. Fotografi duhet të bëjnë të gjithë personat që do përfshihen në aplikim (akoma dhe foshnjet)

Ditën që do aplikoni do ju bëjmë fotografinë tek zyra jonë juve dhe familjarëve tuaj.

Fotografia është një nga elementët më të rëndësishëm për të marrë pjesë.

Fotografia e gabuar mund të bëhet arsye skualifikimi