Disa fjalë rreth Lejes së qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme

Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme jep mundësinë e legalizimit tek emigrantë që jetojnë vazhdimisht dhe pa ndërprerje në Greqi gjatë 7 viteve të fundit (nga data e aplikimit), pavarsisht se kanë jetuar në mënyrë të paligjshme, pra nuk kanë pasur leje qëndrimi. Kjo leje ka kohëzgjatje 3 vjeçare dhe ofron mundësinë tek emigrantët  të jetojnë dhe të punojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi.

Jetesa e vazhdueshme dhe pandrëprerje e emigrantëve në Greqi vërtetohet me dokumenta të ndryshme siç janë vërtetime deklaratash tatimore, kopje të vëendimeve të mosaprovimit të lejes së qëndrimit, fatura dhe llogari nga shërbime shtetërore si psh llogari të energjisë elektrike, uji , vendime dëbimesh, vërtetime nga transferta remitancash etj.

Nga data 15 Prill aplikimet për këtë kategori leje qëndrimi do të bëhet nga platformë elektronike që është vënë në dispozicion nga Ministria e Emigracionit, pa qënë e nevojshme  paraqitja fizike të aplikuesit në Drejtorinë e Emigracionit. (Periferies)

Kuoat (paravolo)për të njxerrë Lejen e Qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme është 300 dhe 16 euro.

Kostandinos Karajanis
Avokat në Athinë
Faqja e internetit
www.karagiannislawoffice.gr
Adresa : Koniari 68 Athinë
Telefon: 2106400500 Celular: 6974791919