ESTA – Electronic System for Travel Authorization- është një sistem i automatizuar që lejon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e qytetarëve nga disa shtete të caktuar, pa qënë e nevojshme të aplikojnë për vizë në ambasadat amerikane.
Për të aplikuar për ESTA, kanë të drejtë vetëm qytetarët të cilët kanë pasaportë Greke.
Zyra jonë ka mbi 10 vjet eksperiencë në aplikime ESTA. Zyra jonë ju ofron mundësinë për të aplikuar për programin ESTA
Telefononi tek numri 6988696898 për më shumë informacione dhe për të mbyllur takim
Zyra jonë ndodhet brënda Agjensisë së udhëtimeve Top Lines në Adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki , Metaksourgjio Athinë (Pranë stacionit të metrosë Metaksourgjio
Çfar është ESTA, si funksionon dhe çfar kushtet duhet të përmbush dikush.
ESTA është program, i cili lejon hyrjen në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Është një leje kalimi , sepse lëshohet nga Ministria e Brendëshme Amerikane. Kohëzgjatja e lejes ESTA, është 2 vjet, dhe mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në 90 ditë. Kush person pajiset me ESTA, ka të drejtë të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për arsye familjare, turizmi por NUK ka të drejtë të punoj.
Për tu pajisur me ESTA, aplikimi bëhet brënda ditës, dhe ESTA del për 24-72 ore nga momenti i aplikimit. ESTA ju vjen ne email, pra nuk është e nevojshme të shkoni në ambasandë.
Për të aplikuar për ESTA duhet të keni keto dikumentacione dhe të përmbushni këto kushte
- Të keni pasaportë të vlefshme GREKE
- Të keni një email të vlefshëm
- Të deklaroni një adresë, telefon, email të një personi në Shtetet e Bashkuara
- Nëse keni pasaportë të vlefshme, ose të skaduar Shqiptare duhet ta deklaroni dhe atë
- Të MOS ju jetë refuzuar ndonjeherë hyrja në Shtetet e Bashkuara
- Të MOS ju jetë refuzuar ndonjeherë Viza për në Shtetet e Bashkuara
- Të mos keni ndjekje penale.
- Kuota është 21 dollarë.