Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli
Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli dhe cila eshte procedura e aplikimit.Mundësi për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët Shqiptarë pavarsisht vëndit ku jetojnë.

Vize turistike per ne Angli kanë të drejtë të bëj çdo person që dëshiron të udhëtoj në Angli nga vëndi ku jeton pavarsisht nëse është apo jo nënshtetas i vëndit ku jeton dikush. Pra një qytetar shqiptar që është  rezident i përhershëm në Greqi mund të aplikoj nga Greqia pa qënë e nevojshme që të shkoj në Shqipëri.

Nese dikush eshte qytetar grek duhet te nuk ështe e nevojshme te bej aplikim per vize por i mjafton vetëm pasaporta greke (Deri në vitin 2022) . Por nëse udhëtojnë me të dhe bashkshorti/ja ose fëmijët e tij të cilët nuk kanë nënshtësi greke, këto të fundit janë të detyruar të jenë të pajisur me vizë.

E rëndësishme është të theksohet se për aplikim për vizë turistike për në Angli nuk kalon nga intervistë siç ndodh në  ambasadat e tjera, por thjeshë paraqitesh tek një agjensi e caktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku aty dorëzohen dokumentat, të bëhet fotografimi dhe merren shenjat e gishtërinjve.

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli? Fillimisht lexoni se cila është proçedura për të aplikuar.

  • Hapi i Parë plotësimi i formularit për vizë turistike. Formulari plotësohet në mënyrë elekrtonike nga interneti. Ketu ndër të tjerat do deklaroni se sa ditë do vizitoni Anglinë, ku do qëndroni, personi qe do qëndroni , kush do marri përsipër pagesën e udhëtimit, të ardhurat tuaja ose të personit që do marri përsipër pagesën e udhëtimit etj.
  • Hapi i dytë është pagesa online e kuotës të vizës që është 115 euro
  • Hapi i tretë është mbyllja e takimit për dorzimin e dokumentacionit të duhur. Kuota për mbylljen e takimit është 66 euro Pagesa bëhet online.  E rëndësishme është të theksohet se për aplikim për vizë turistike për në Angli nuk kalon nga intervistë siç ndodh në  ambasadat e tjera, por thjeshë paraqitesh tek një agjensi e caktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku aty dorëzohen dokumentat, të bëhet fotografimi dhe merren shenjat e gishtërinjve.
  • Hapi i katërt është caktimi i mënyrës së dorëzimit të aplikimit, si dhe sa shpejt do të shqyrtohet aplikimi juaj. Për këtë rast ka dhe disa kuota që fillojnë nga 29 euro deri na 600 euro. Kjo  pagesë nuk është e detyrueshme por varet se cfar opsioni do zgjedhi aplikanti. Edhe kjo pagesë bëhet online.
  • Hapi i pestë. Dorëzimi i Dokumentacionit. Për të dorizuar dokumentat për aplikim për vizë turistike për në Angli nuk kalon nga intervistë siç ndodh në  ambasadat e tjera, por thjeshë paraqitesh tek një agjensi e caktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku aty dorëzohen dokumentat, të bëhet fotografimi dhe merren shenjat e gishtërinjve.
  • Hapi i gjashtë Kontrolli online i proçedurës së vizës, ku vazhdimisht informohet dikush  për hecurinë e proçedurës.
  • Hapi i shtatë Dorëzimi i Pasaportës , me ose pa Vizë. Dorëzimi bëhet nga DHL e cila sjell në adresën tuaj të shtëpisë pasaportën tuaj. Data dhe ora e dorëzimit caktohet nga DHL dhe aplikanti informohet përmes emailit për ditën dhe orën e dorëzimit.

Përmes zyrës sonë keni mundësi të bëni aplikime për Vize per ne Angli .

Marrim përsipër:

  • të plotësojmë të gjitha formularet elekronike
  • të bëjmë të gjitha pagesat e vizave
  • të ju mbyllim takimin
  • të kontrollojmë dokumentat që nevojiten etj.
  • të ndjekim proçedurën e marrjes së vizës mbas intervistës

Çfar dokumentash duhen per Vize turistike per ne Angli

Dokumentacioni bazë

  • Pasaportë. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe data e skadimit të jetë deri në 2 muaj para aplikimit. Shëmbull: Në rast se do aplikoni në muajin Prill, pasaporta duhet të mos skadoj deri në Qershor.
  • Leje qëndrimi
  • Fotokopje të pasaportës të bashkshortit ose fëmijëve (nëse jeni i/e martuar dhe keni fëmijë)
  • Deklaratë e të ardhurave (forologjiki dhilosi)
  • Deklaratë e pasurisë E9 (Nëse keni shtëpi)
  • Vërtetim nga punëdhënësi për periudhën kohore që punoni dhe të ardhurat. Nëse nuk punoni vërtetim nga banka për të ardhurat që keni

Nëse me ju do udhëtojnë fëmijët nën 18 vjeç përveç dokumentave të lartpërmendura duhet dhe çertifikatë familjare, si dhe çertifikatë lindje e fëmijës.

Nëse do shkoni për turizëm dhe do qëndroni në hotel

  • Prova nga hoteli ku do qëndroni
  • Prova të udhëtimit
  • Provat financiare që do mbuloni vetë udhëtimin

Nëse do shkoni të vizitoni një të afërm tuaj dhe do qëndroni në shtëpinë e tij dhe merr përsipër mbulimin ekonomik të udhëtimit tuaj

  • National Insurance number
  • Payslips
  • Council Tax
  • Vërtetim të ardhurash nga Banka
  • Një deklaratë e personit që merr përsipër tju mbuloj shpenzimet e udhëtimit si dhe akomodimin në Mbretërinë e Bashkuar

KUJDES Përgjegjës për dhënjen e vizës është Shteti Anglez. Përgjegjësinë për aprovimin e vizës suaj e ka Konsullata Angleze. Asnjeri nuk mundet tju premtoj se do ju siguroj vizë. 

Zyra jonë ka mbi 6 vjet eksperiencë në aplikimet për viza në Angli . Marrim përsipër të plotësimin e saktë të të gjithë formularëve si dhe përgatitjen e dokumentëve.

Telefononi tek numri 6988696898 për më shumë informacione dhe për të mbyllur takim

Zyra jonë ndodhet brënda Agjensisë së udhëtimeve Top Lines në Adresën Psaron 4 Sheshi Karaiskaki , Metaksourgjio Athinë (Pranë stacionit të metrosë Metaksourgjio)

Lexoni gjithashtu Vizë Turistike për në Angli